Dëgjojmë njerëz që thonë që Tirana është e pashpresë, që ky qytet nuk bëhet më, që s’ka më vend per askënd, por kjo nuk është e vërtetë, kështu shkruan Gerti Bogdani në një status në rrjetet sociale.
Por, vazhdon ai, me politika të qarta dhe vizion, Tirana mund të bëhet qytet i jetueshëm dhe pa stres.
Postimi i plotë:
Dëgjojmë njerëz që thonë që Tirana është e pashpresë, që ky qytet nuk bëhet më, që s’ka më vend per askënd, por kjo nuk është e vërtetë!
Me vizionin, programin dhe hapat e duhur, ky qytet mund të bëhet qyteti ku të gjithë bashkëtojmë pa stres, ku ka perspektivë për të rinjtë, respekt për fëmijët, mbrojtje të trashëgimisë, shërbime për të moshuarit, mbështetje për familjet e zhvillim të sipërmarrjes!
Një kënaqësi e veçantë prezantimi i platformës sot në takimin me banorët e Njësisë 5 dhe Njësisë 12, se si bashkia mund të jetë në shërbim të qytetarit, sepse
#TiranaMeritonMeShume
#TiranaShtepiaJone
#TiranaFamiliaJone
#TiranaKrenariaJone
#dinjitet #mireqenie #perspektive

