NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    4 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    4 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Për HYSNI LEPENICËN nga F. A.(alias Zef Pali) botuar më 1944 në Shkodër
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
Të tjera
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
Të tjera
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
Të tjera
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
Të tjera
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
Kryesore Rajoni
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Për HYSNI LEPENICËN nga F. A.(alias Zef Pali) botuar më 1944 në Shkodër

Neutrale
Last updated: 2022/11/21 at 8:48 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Marrë nga “Robni o Liri”, Viti II, Nr. 1, 2 Shkodër 20.3.1944

Botuar në “Hysni Lepenica…” Enver Memishaj (Lepenica)
Tiranë 2000, Vëll. I, f. 280 282
PORTRET

E pashë për herën e parë në Mukje, afër Krujës, kishte ardhë me marrë pjesë në mbledhjen që do të bashkonte shqiptarët e një flamuri. Kishte ecur tetë ditë të vështira prej Vlone deri tek Zalli i Herrit në shoqninë e dyzet luftëtarëve.
Ishte burrë ma i gjatë se mesatar. Nëpër fytyrën e pjekun, të qartë, të randë, përshkruente triumfin mbi vuejtjet, sigurinë e burrit, maturinë tërheqëse të komandantit.
Ishte veshur me rrobe mushama ngjyrë mjaltë, si ushtar i thjeshtë. Kokën ja zbardhonte nji qeleshe e bukur në të cilën hapte flatrat e qindisura shqiponja jonë. Edhe në krahnuer binte nji flamur i vogël që i bante roje zemrës së madhe. Rreth e rrotuli belit ngjisheshin dy rrypa fishekësh e në ijë qitte kryet nji revolver qi shoqënonte dy bomba të varuna.
Kjo ishte stolia e Luftëtarit. Por stolia qi e bante ma tërheqës, ma të dashun, ma të nderuem, ishte fisnikëria, trimnia, shpirti i sakrificit, alturizmi. Këto virtyte të rralla, i vishte me nji thjeshtësi e modesti të natyrshme.
E shikojshe Lepenicën si shikohet fytyra e nji luftëtari në krye të nji libri të njoftun, ku ndryhen, ku ruhen, vepra të mëdha. E mendojshe luftëtar të ri, të gëzueshëm në betejën e 1920-tës kundër italianëve, e mendojshe në burgun e errët, në burgun e gjatë, idealist të pathyeshëm; e vëzhgojshe prijs pushkatar të Gjormit, të Ruzhdijes, Ballshit, e kqyrshe me admirim trimin e Vlonës, i cili nji ditë rreziku i vetëm që i zoti me zanë rob 40 oficera italianë, më tingëllonte në vesh kanga që i kushtoi goja e zemra e nji populli të krenuem…
E ndesha natën tue dalë nga nji shtëpi e vogël, prej së cilës vezullonte ndonjë dritë e zbehtë, dritë katundi. Po shkonte me fjetë me shokë nën ndonjë pemë, më bri për tokë. Atë natë as bukë nuk kishte pas me ngranë, por çka janë dy tri netë urije për ata që e kanë zemrën të mbushin me ideale?!…
Kur iu paraqita më tha: “Ta kam ndigjue zanin”. Megjithëse zani ishte tepër i lehtë për të arrijtë në folet e Vlonës, Lepenica desh me u ulë deri ke unë, ose desht me më naltue deri ke AI. Kështu për të mujt me folë shoqënisht që në ndeshjen e parë, si flitet mes dy vetëve qi luftojnë me fuqi të ndryshme për nji qëllim.
I thashë, mbasi filluem bisedën: “Mjaft guximtar jeni tregue tue ardhë me çetë nga Vlona afër Krujës, kushedi ndër sa rreziqe do të keni përshkue”
Mu përgjegj me nji gaz të ambël: “Rrugës kemi ndesh shumë forca italiane, por në vend që të kishim na frikë prej tyne, hikshin ata prej nesh, tue pëshpëritë: “I banditi”.
Nuk e kishin ba hesap mburracakët e Musolinit se nën rrobet e banditëve, fshiheshin në grupin tonë avoketën e profesora. Shqipnia për “përfaqësuesit e qytetnimit romak” asht nji pyll i déndun afrikan, ku jetojnë vetëm kusarë e njerës të egjër.
Kështu, u përgjegja unë, na mendojnë edhe akademistat e Perandorisë.
Fillova me i xanë në gojë luftat burrnore, luftat që na nderuan.
Më foli pakë mbi to. Ma shumë më rrëfyen shokët e tij, të cilët grumbuj, grumbuj të përziem, pëshpëritshin epopen vlonjate, e në sy, gojë e gjallni secili e ndiente veten nji Hysni Lepenicë.
Nji shok i tij ma përshkroi nji ditë Luftën e Gjormit, ku morën pjesë ma shumë se 500 dibranë, të dërguem me fillue luftën vllaznore. Ai që nguli kambë me i shpëtue nga pusia e vdekjes vllaznit e tradhëtuem prej të huajt, qe Hysniu. “Na nuk mund ta bajmë gjakun ujë për hatër të varfënisë mendore, morale e landore qi pushton malet tona. Vlonës do t’ia kursejmë namët e nanave e nuseve dibrane” foli Lepenica.
Kur hynë gjermanët nëpër tokën tonë, Hysni Lepenica e zbrazi të parën pushkë mbi ta.
Mbasi u dorëzue Italia, vrapoi me disa dhjetra shokë në Gjinokastër, e në qytetin ushtarak i kërkoi njerëzisht gjeneralit dorëzimin e materialit. Brenda telave të thepisur e priste nji grumbull luftëtarësh. Gjenerali i poshër e priti mirë, e mbas nji bisedimi të shkurtër, thohet se duel më anë tjetër e urdhëroi oficerët e pa besë me përgatit mitrolozat. Hysniu u kujtue për kët pusi e pa pritë kthimin e armikut duel nga dhoma me shpejti. Mujti me shpëtue tue dalë i pa shoqëruem e i pa vrejtun. Por nuk desh me i hik vdekjes vetëm. U drejtue nga grumbulli i luftëtarëve bashkë me shokë, me pushkë në dorë ra përdhe me tre plumba.
Mbas pak muejsh ndesha nji ushtar të Lepenicës dëshmor. E kisha pas njof në Mukje.
Kur e pyeta për komandantin e adhuruem, më tha me lot ndër sy: “Hysniu na la, na e vranë tradhëtisht. Na, ja muerëm gjakun si duhet, por hakmarrja nuk na e kthei Burrin. Ai ka lanë një zbrazti të madhe ndër zemrat tona, ndër vendet tona”
“Na do t’ia ruejm, do t’ia mprojmë Flamurin e Lirisë që na e la amanet, por Hysni Lepenica nuk ban më nana”
Desha me ngushëllue veten, prandaj ja zbuta idhnimin: “Prijsin e humbun, Njeriun e popullit, Kryeluftëtarin e lirisë, ju do ta gjeni prapë. Vlona asht fole shqiponjash”

Neutrale November 21, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
4 hours ago
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
6 hours ago
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
7 hours ago
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
1 day ago
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
2 days ago

Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!

Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN

Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…

Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?