Bashkia Gramsh ka realizuar një takim, ku sikurse shkruan kreu i degës lokale të PD-së, Kodhel Çala, qëllimi ka qenë për të prezantuar arritjet.
Marrë shkas nga kjo tematikë, ai ngre dhe trajton një sërë problemesh në atë bashki.
Kujtojmë se Kodhel Çala është njëkohësisht kandidat në primaret e këtij subjekti politik duke synuar kreun e bashkisë Gramsh.
Sëbashku me të në garë është edhe Hasim Çekrezi dhe të dy kandidatët janë njohës shumë të mirë të pushtetit vendor, mbasi kanë qenë për disa mandate kryetar komunash.
Më poshtë po përcjellim reagimin e Çalës në rrjetet sociale me problemet që ai ka konstatuar për bashkinë Gramsh:
Rilindja , organizon takim për të prezantuar arritjet e bashkisë!!!
Sa fallso, aq edhe qesharake, thjesht për demagogji , si metodë e tyre tashmë e dalë bojesh.
– Ishte fallso se askush nuk erdhi me deshire por i detyruar.
Urdher i prerë i partisë: Çdo punonjës i administratës duhet të sjelli 10 persona me vehte, ndryshe e ka punën pisk.
Çtë bënin të shkretët punonjës , ndaj u luteshin të aferme apo shokëve – Aman hajdeni se çfar ti them Damjanit e Besjanit.
– Është qesharake se nuk u mor vesh kush ishin arritjet.
A mund të quhet arritje rruga e fshatit Çekin ku u harxhuan miliona por me parametra shumë larg standarteve?
A mund të quhet arritje rruga e fshatit Nartë miliona lekësh dhe asfalti ka filluar të prishet?
Apo rruga e lagjes Llapushaj copa-copa pa përfshirë të gjithë lagjen që e që fakt duhet të ishte bërë me kohë se është lagje e qytetit?
Po rrugët e fshatrave që janë copë-copë ku jeton shumica e popullsisë së rrethit pse nuk u zunë me gojë.
Pse nuk thanë një fjalë për rrugën e fshatit Mashan që e kanë premtuar në çdo fushatë? Pse i kishin harruar votat me shumicë që kanë marrë nga ky fshat në çdo palë zgjedhje?
Po fshati Kabash , Tunjë, Duzhë, Silare , Kuturqarë, Strorë atj.etj. që vuajë për pikën e ujit pse nuk ju ra fare ndërmënd?
Po për një sistem vaditës, ku uji ta bën me sy gjithandej këtu në Gramsh pse nuk u fol asnjë fjalë?
Po fshatin Sotirë me ujëvarën e mrekullueshme që keni kaq e kaq vite që e keni futur në 100 fshatrat prioritarë të republikës pse nuk e përmëndët?
Pse nuk u thatë njerëzve për dhjetra e dhjetra punësime koti thjesht dhe vetëm për fushatë.
Pse nuk u fol për pasuritë e këtyre njerëzve që po ja u grabisin çdo ditë?
A nuk po i grabisin pyjet që po i rrafshojnë pa mëshirë?
A nuk po i grabisin ujërat? Nuk kanë lënë rrëke e burim pa e futur në tuba hecesh për tu pasuruar për vehte si në Grabovë, Kukur, Tomorricë e kudo tjetër.
Nuk folën as për tenderat që fitohen me vlerë të plotë , konkurencë fallso e preventiva të fryrë tej mase.
Nuk thanë gjithashtu – se kur morëm pushtetin ishim të varfër , ndërsa tani jemi bërë milionierë.
Pra ky takim prezantoi arritjet e tyre personale , nivelin e lartë të jetesës së tyre, ndërsa njerëzit vazhdojnë të jenë pa rrugë ,në varfëri që sa vjen e shtohet, pa asnjë vëmëndje, pa asnjë shërbim, e për më tepër shumë shpejt do jenë nën presion për tu marrë votën , duke i kërcënuar për vendin e punës, për ndihmën ekonomike, duke i joshur me premtime boshe , me mashtrime , për të qëndruar në pushtet e për ti bërë paratë tona rrush e kumbulla si derimë tani.
Pra Ata, para e milionerë ndërsa njerëzit ca fletë lavdërimi në fund të takimit e këngë valle e hare.
E pra ky takim nuk ishte gjë tjetër veçse paniku që i ka kapur i mbuluar me petkun e demagogjisë.


