Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë gjetur të vdekur dhe me disa plagë me thikë në trup. Tragjedia ka ndodhur në Spinea, në zonën e Venedikut. Policia është vënë në gjurmët e një personi të tretë, me shumë gjasa i përfshirë në vrasjen e dyfishtë. Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë gjetur të vdekur mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00 me disa plagë me thikë në shtëpinë e tyre në Spinea, në zonën e Venedikut. Tragjedia ndodhi në via Leopardi, ndërsa trupat u zbuluan nga karabinierët, të alarmuar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj që pasdite, shkruan upday.com
Rruga është mbyllur për qarkullim për të mundësuar hetimet.
Në vendin e ngjarjes, hetuesit do të kishin gjetur një armë zjarri dhe një thikë. Dy bashkëjetuesit do të merrnin plagë vdekjeprurëse me thikë. Personi që ata po përpiqen të gjurmojnë mund të jetë ish-burri i gruas, një bashkatdhetar. Hetuesit e mjekësisë ligjore janë në punë për të kërkuar pista për të rindërtuar konturet e historisë, për momentin ende të paqartë.

