Fati i keq ka bërë që një 40-vjeçar të humbi jetën në atë vend ku kishte shkuar për argëtim.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të dielës në një pistë garash me makina, si pasojë e një aksidenti.
Policia konfirmoi se gjatë garave në pistën “Arena Karting Albania 3”, në fshatin Pjesës të Shijakut, janë përplasur dy automjete dhe si pasojë ka humbur jetën njëri prej drejtuesve, shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

