Në bjë intervistë me gazetaren Besmira Palushaj në RTV Ora, kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia mbasi ka shprehur ngushëllimet për humbjen e dy jetëve në Malësinë e Madhe, ka bërë një përmbledhje të situatës në Shkodër.
Asnjë komunikim nga drejtuesit e Kaskadës së Drinit me institucionin e bashkisë, nuk ka deri më tash, u shpreh ai.
Janë evakuar nga banesat e tyre 21 familje me rreth 100 persona të cilët janë strehuar në ambiente të bashkisë dhe në familjet të të afërmve.
Janë aktualisht të përmbytur rreth 1100 ha tokë bujqësore në zonën e Anës Malit, Gurit të Zi dhe lagjet periferike të qytetit, u shpreh kryebashkiaku.
Situata parashikohet të përkeqësohet, tha ai, si pasojë e reshjeve që vazhdojnë, por edhe nga prurjet e shumta të kaskadës së hapur të Drinit.

