Kreu i PD-së Sali Berisha ka ngushëlluar familjen Rushaj nga Pulti, që humbi sot babë e bir dhe në të njëjtën kohë rithekson se situata në Shkodër po përkeqësohet.
Ai i mëshon faktit se mbas rënies së urës së vjetër të Bahçallëkut, po rrezikohet edhe ura tjetër.
Ai e shoqëron statusin në rrjetet sociale me një tjetër video ku dallohet fare qartë se uji tashmë ka hipur edhe mbi urën e re në hyrje të Shkodrës.
Situata në Shkodër në përkeqësim! Ura e vjetër e Baçallëkut këputet e rrezikon dhe ura e re. Pjetër Rushaj, demokrat dhe djali tij humbasin jetën në ujra të tërbuara. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të gjithë banorëve të Pultit për këtë humbje të dhimbshme. Dënoj me ashpërsin më të madhe qëndrimin indiferent të Edi Ramës dhe qeverisë ndaj gjendjes nga përmbytjet në Shkodër, që po bëhet gjithnji e më e rëndë nga hapja e portave të kaskadës dhe reshjet e shumta. sb

