Tashmë është fakt që situata shkon duke u rënduar në gjithë vendin, por më së shumti në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Kryeministri Edi Rama, vetëm pak minuta më parë, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale njofton nisjen e mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile për në Shkodër.
Ja njoftimi:
🔴Situata më e fundit në vend
*Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim🙏

