NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    4 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    4 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ardit Gjinali/ “ Roli në rritje i Kroacisë në Integrimin e Ballkanit”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
Të tjera
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
Të tjera
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
Të tjera
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
Të tjera
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
Kryesore Rajoni
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ardit Gjinali/ “ Roli në rritje i Kroacisë në Integrimin e Ballkanit”

Neutrale
Last updated: 2022/11/20 at 7:01 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Samiti mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Tiranë më 6
Dhjetor nuk është thjeshtë një dëshmi e vëmendjes së kthyer së BE ndaj vendeve të Rajonit, por
gjithashtu dhe krijimi i një hapësire mendimesh propozuese që do të rrisnin efektivitetin e
jetësimit të një bashkëpunimi të pakthyeshëm me vendet e Ballkanit Perëndimor, gjithashtu.
Zbatueshmëria efektive që do të dërgonte në një konsolidim praktik të marrëdhënies thërret në
apel praninë e një shtet-aktor politik me lidhje të qarta historike, gjeografike dhe politike me
rajonin e Ballkanit- Republika e Kroacisë mund të jetë aktor-faktori politik që do të dergonte
përpara jo vetëm angazhimet e firmosura, por gjithashtu do të eliminonte rrezikshmërinë që
buron nga pezullitë kohore , të tillat që diktohen nga zhvillime të tjera botërore.
Republika e Kroacisë mbetet një model i suksesshëm orientues për vendet e Rajonit të Ballkanit
që vijojnë të jenë në proçes për realizimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Implementimi
i monedhës së përbashkët EURO dhe përmbushja e kritereve nga Republika e Kroacisë për
anëtarësimin në zonën Schengen e kthejnë vendin në “një aktor politik të dorës së parë” në
arenën Europiane….një përparim mbresëlënës në kontekstin e përmbushjes së kritereve nën
lidershipin e suksesshëm të Qeverisë së Qendrës së Djathtë të drejtuar nga zoti PLENKOVIC.
Ky avancim i Kroacisë në statusin e saj politik brenda Bashkimit Europian mund dhe duhet ta
shndërrojë vendin në referencën politike të boshtit Europian
“ Berlin- Bruksel- Paris” karshi vendeve të Rajonit të Ballkanit që vijojnë rrugëtimin drejt
Integrimit Euro-Atlantik….një rrugëtim i ndryshëm sipas ecurisë së secilit Shtet, por me qëllim të
njëjtë fundor -Ruajtja e drejtimit politik perëndimor për secilin shtet , të tillë në qasje dhe
ekzekutim politikash dhe Integrim të plotë të vendeve të Rajonit të Ballkanit.
Rritja e statusit politik në arenën Europiane të aktorëve rajonalë si Kroacia janë një lajm i mirë
për ndihmesën në avancimin e proçeseve të ndryshme dhe shmangien e vonesave kohore që
burojnë nga angazhimi i shtuar i shteteve-aktorë kryesorë në dinamikat e reja që buruan nga
zhvillimet botërore përkatësisht pandemia Covid – 19 apo konflikti në Ukrainë si pasojë e
agresionit të Kremlinit.
“Proçesi i Berlinit “ mbetet shembulli më i qartë i vonesave të diktuara nga zhvillimet dramatike
në arenën ndërkombëtare ku takimi i fundit i mbajtur shënohet në vitin 2019 në Poznan….vonesë
kohore politike e shfrytëzuar nga makineritë propagandistike qeverisëse të Shqipërisë dhe
Serbisë për pasqyrimin e një nisme me thelb të munguar si “ Open Balkan”.
Tre marrëveshjet e firmosura në samitin e mbajtur në Berlin përkatësisht “marrëveshje që
parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e
kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët” kërkojnë një veprim pro-aktiv
që konsiston në miratimin në parlamentet kombëtare të secilit shtet….proçese që vonohen si
rezultat i situatave politike të paqëndrueshme në nivel kombëtar ku spikat shembulli i Republikës
së Maqedonisë së Veriut ku Parlamenti është i bllokuar si pasojë e mosmarrëveshjeve LSDM-
VMRO DPMNE….vonesa të tjera si në rastin e Bosnjës ku spikat raporti i lëvizjes së qytetarëve
të të dy vendeve me regjim vizash me Republikën e Kosovës apo vullneti i cunguar i Serbisë
duke gjetur shkak në marrëdhëniet e diskutueshme dhe çështjet e pazgjidhura me Republikën e
Kosovës.
Tre marrëveshjet e firmosura në kuadër të Proçesit të Berlinit kërkojnë miratim të shpejtë dhe
fillim të zbatimit të tyre dhe Republika e Kroacisë do të ishte përfaqësuesi i duhur gjeopolitik që

do të inkurajonte shpejtimin e miratimit dhe zbatimit përmes një inkurajimi pozitiv prej një
mandati që buron nga statusi i saj politik në vetvete.
Boshti “Berlin-Bruksel-Paris” do të gjente tek Republika e Kroacisë dhe tek lidershipi pro-
Europian i Kryeministrit PLENKOVIÇ një partner që do të eleminonte secilën vonesë kohore që
buron nga angazhimet politike të boshtit të shprehura më lartë dhe do të përcillnin drejt rajonit
frymën e një vëmendje të pandryshuar dhe një rruge që nuk njeh kompromis tjetër pos Integrimit
Europian.
Inkurajimi i lidershipit politik të Kroacisë në rajon do të ishte kundërtrupi i nevojshëm politik
ndaj secilit ndikim …te tillë anësor apo të drejtpërdrejtë të Rusisë të shprehur përmes satelitëve të
saj në rajon…të tillë që ndodhen në qeverisje apo në skenën politike të vendeve përkatëse.
Lidershipi politik i Kroacisë në rajon me një mandat të qartë të boshtit politik “ Berlin-Bruksel-
Paris”, i jetësuar përmes përcaktimit të një emisari politik apo në një formë tjetër hierarkike, por
me frymë dhe qëllim të pandryshuar, do të ishte garancia e një pranie të pandalur të çështjes së
Integrimit të vendeve të Rajonit në agjendat e secilës presidencë, për më tepër në programet e
Presidencave të vendeve të anëtarësuara në Union me zgjerimin e vitit 2004…shembulli i
Presidencës Çeke është më i prekshmi. Në të njëjtën kohë, rikthimi i vëmendjes së boshtit politik
“ Berlin- Bruksel- Paris” duhet të jetë në vazhdimësi dhe me një rikthim të vëmendjes së Partive
Popullore Europiane, grupit më të madh politik në Parlamentin Europian, i tilli tashmë me një
lidership të Ri, ritëm të ri por me vizionin e njëjtë për intensifikimin e Proçesit të Integrimit të
Rajonit.
Gjatë viteve të fundit mbetemi dëshmitarë të një pranie të kufizuar të EPP e shprehur përmes
mungesës së Raportuesve të së njëjtës përkatësi politike në vende të ndryshme të Rajonit si në
Shqipëri ose në Republikën e Kosovës…..Partitë Popullore Europiane mund të inkurajonin
përcaktimin e raportuesve Kroatë në vende të ndryshme të Rajonit , në rastet kur ky grup politik
do të kishte të drejtën e përcaktimit të Raportuesit per vendin përkatës.
Dinamika e shpejtë e zhvillimeve në skenën politike botërore dhe parashikueshmëria gjithmonë
dhe më e kufizuar mbi të ardhmen politike apelon nevojën e një vëmendjeje përmes një fuqie
rajonale të pranishme në secilën herë, një fuqie si Kroacia që nuk largon vëmendjen, inkurajon
vëzhgimin pozitiv dhe ndërhyn shpejtë dhe efektivisht në parandalimin e papërshtatshmërive që
marrin udhë dhe inkurajohen në Rajon për të penguar proçesin e Integrimit Europian.
Samiti që do të mbahet në Tiranë përcjell mesazhin e qartë të rëndësisë parësore që merr
zbatueshmëria e parimeve të Proçesit të Berlinit, një projekt europian që mbetet pararendja
drejtë Integrimit Europian të vendeve të Rajonit dhe Kroacia mbetet aktori garant që do të
mundësonte zhvillimin e një proçesi të barabartësh si në nivel protokollar dhe politik, gjithashtu.

Neutrale November 20, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
3 hours ago
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
5 hours ago
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
6 hours ago
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
1 day ago
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
2 days ago

Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!

Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN

Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…

Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?