“Klan News” ka njoftuar se është shembur ura e vjetër e Bahçallëkut në hyrje të qytetit të Shkodrës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e vendit ditën e sotme.
Sipas “Klan News”, elementë të ndryshëm të konstruktit të urës së vjetër po përplasen me urën e rë të Bahçallëkut.
Ky fakt i ka detyruar autoritetet të ndalojnë qarkullimin mbi urën e re për arsye siguri.

