Sot gjithë vendi është përfshirë nga reshje të shumta dhe përmbytje pothuajse në çdo pjesë të territorit.
Sigurisht që ekipet e Emergjencave Civile, forcat e policisë, ministrisë së mbrojtjes, dikastere të tjera dhe pushteti lokal janë në terren.
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot gjatë ditës informacion për zona të ndryshme dhe tashmë njofton se Hidrovoret në qarkun e Fierit janë në kushte optimale.
Ja shënimi i tij:
Hidrovorët në Qarkun e Fierit deri tani paraqiten në kuota normale. Shtabi i Emergjencave është në komunikim të vazhdueshëm me bashkitë, strukturat e Emergjencave Civile, Bordin e Kullimit dhe OSHEE ⚡️👩🚒🧑🏽🚒🚒🚐🚜
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️


