NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    4 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    4 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: KESH, për shkak të reshjeve të shumta, derdh mbi 2 mijë e 100 m3 ujë në sekondë, nga Komani dhe Vau i Dejës/ Reagon PD: Abuzim dhe vjedhje e pastër
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
Të tjera
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
Të tjera
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
Të tjera
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
Të tjera
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
Kryesore Rajoni
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

KESH, për shkak të reshjeve të shumta, derdh mbi 2 mijë e 100 m3 ujë në sekondë, nga Komani dhe Vau i Dejës/ Reagon PD: Abuzim dhe vjedhje e pastër

Neutrale
Last updated: 2022/11/20 at 5:12 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Shteti shqiptar humbi brenda një jave 3 milionë euro blerje energjie ndërkohë KESh, për shkak të reshjeve të shumta, derdh mbi 2 mijë e 100 m3 ujë në sekondë, nga Komani dhe Vau i Dejës. Abuzim dhe vjedhje e pastër

Deklaratë e anëtarit të Kryesisë së PD, Eno Bozdo

Të dashur qytetarë,

Ju e shihni vetë se si një ditë shi i përmbyti qytetet tona nga Tirana në Vlorë dhe nga Lezha në Elbasan. Kur bie shi, qeveria na lë në dorë të Zotit, dhe kur bën tendera, Zoti na ruajtë nga duart dhe oreksi i qeverisë.

Punë tenderash korruptivë dhe vjedhjesh në shkallë industriale është sektori hidroenergjetik në vendin tonë.

Në këto çaste, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet, po derdh mbi 2100 m3 ujë në sekondë, nga Komani dhe Vau i Dejës.

Një pasuri publike, e juaja dhe e cdo shqiptari taksa dhe faturë-pagues, po shkon dëm, pikërisht për shkak të megakorrupsionit dhe keqmenaxhimit që ka kapur prej vitesh të ashtuquajturën rilindje të këtij sektori. KESH, pasi ua merr me detyrim dhe me cmim qesharak energjinë të gjithë HEC-eve të vogla, po shkarkon sasi të jashtëzakonshme uji nga digat e dy hidrocentraleve në Drin.

Kjo pasi ka blerë energji një javë më parë, edhe pse e dinte se ditët në vijim do të ishin të dendura me reshje.

Faktet flasin vetë: ndërsa derdhin sasi uji të pamata, dmth rezerva energjie, nga Komani dhe Vau i Dejës, KESH, më 13 nëntor bleu 42,500 Mwh energji, me çmim mesatar 223 euro për Mw. Dje, i njëjti KESH ka shitur 15 Mw energji me çmim mesatar 200 euro për Mw.

Brenda një jave kemi humbur minimalisht 3 milionë euro, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Humbjet janë shumë më të mëdha.

KESH e dinte fare mirë se në datat 19 deri në 23 nëntor priteshin rreshje të mëdha.

Dhe KESH i ka të gjitha mundësitë të parashikonte ekzaktësisht sa energji do t`i duhej dhe kur. Edhe pse i dinte të gjitha, KESH vendosi të blejë shtrenjtë energji dhe të derdhë sot rezerva ujore për të cilat, deri dje, Rama qahej se nuk i kishim. Janë dhjetëra milionë euro që ia paguajmë korrupsionit të qeverisë.

Janë dhjetëra milionë euro para të shqiptarëve, me të cilat blihet energji dhe në të njëjtën kohë, po dhjetëra milionë euro që janë duke u derdhur në det sepse KESH, edhe pse e dinte që do të kish shumë reshje, preferoi tenderin korruptiv dhe jo interesin publik.

Pra, kur Edi Rama thotë që jemi në krizë, gënjen. Sepse faktet tregojnë të kundërtën.

Ne kemi energji, por preferojmë të bëjmë tendera pafund për ta blerë atë jashtë, sepse kështu mbushen xhepat e tij dhe të qeverisë. Ndërsa energjinë tonë, prodhimin vendas e derdhim kot, sepse nuk na duhet, përsa kohë fitimi nga korrupsioni është i garantuar.

Kur Edi Rama flet për nevojën e rritjes 5 herë të çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kwh në muaj, sigurisht gënjen sepse në këto çaste po derdhen më shume se 2 mijë m3 ujë nga Komani dhe Vau i Dejës.

Kur Edi Rama thotë që jemi në “luftë” dhe lufta do sakrifica, sigurisht që gënjen. Ne nuk jemi në luftë dhe as ndikohemi nga gazi i luftës.

E vërteta është se ne kemi një qeveri që i ka shpallur luftë shqiptarëve dhe kërkon t`i varfërojë, t`i përzërë, t`i zhysë në mjerim, sepse kështu është më e lehtë për të maniupuluar zgjedhjet e radhës dhe për ti zgjatur jetën cetës së hajdutëve të Edi Babës.

Ajo që ndodh sot me energjinë, ky korrupsion i hapur dhe harbut, është duke ndodhur në çdo sektor të ekonomisë dhe shoqërisë.

Shqipëria është në rrezik, jo prej luftës apo motit, por Edi Ramës dhe çetës së llogarive offshore që e trajtojnë atë si pronë private.

Vjedhja me inceneratorë, harbimi financiar me portin e Durrësit, rrugët që kushtojnë dhjetë herë më shtrenjtë se në BE, nafta që na kushton më shumë se në Gjermani, të gjitha këto nuk do të ndalen sa kohë Edi Rama është në qeveri.

Më 6 dhjetor mblidhemi në Tiranë për të demonstruar se stabiliteti si mburojë false për stabilokraci në vend të demokracisë, nuk është vlerë e Europës.

Neutrale November 20, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
3 hours ago
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
5 hours ago
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
6 hours ago
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
1 day ago
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
2 days ago

Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!

Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN

Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…

Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?