Nuk është rasti i parë që Durrësi “dorëzohet” në reshjet e para pavarësisht kur ndodhin, në verë, vjeshtë, dimër apo pranverë.
E njëjta situatë është përsëritur sot, ku mëngjesi e ka gjetur qytetin të kapitulluar.
Mjaftuan pak reshje shiu që qyteti i Durrësit të përmbytet. Në rrjetet sociale po qarkullon një video uji ka mbuluar të gjithë rrugën ku kalojnë mjetet, duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Mësohet gjithashtu se tragetet e nisura nga Bari kanë mbërritur në kohën e duhur, por peshkarexhat dhe anijet e vogla janë të bllokuara në port si pasojë e motit të keq.

