Në mbrëmje fillon një nga ato evenimente që ndodhin 1 herë në 4 vjet.
Quhet eveniment futbollistik, por në fakt nuk është kështu , është vëndi ku mblidhen 32 kultura dhe gjuhë të ndryshme në vetëm 30 ditë.
Kupa e botës është aktiviteti më i shumë pritur dhe i ndjekur nga së paku 2-3 miliard njerëz anë e mbanë globit.
World cup Qatar 2022 është ndryshe nga botërorët e tjerë, luhet në një vënd të vogël dhe arabik si asnjëherë tjetër. Botërorët e tjerë i kemi shijuar me ndonjë birrë në vapën pervëluese të qershor -korrikut, e ky i Katarit nuk i shkon birra por ndonjë alkol që të shoqëroj ditët e ftohta dhe me shi të Ballkanit tonë mesdhetar.
Pritshmëritë e këtij botërori janë të ngjashme me botërorët që janë luajtur… Kombet pretendente janë po ato: Brazili, Argjentina, Franca, Gjermania, Spanja, Anglia, Hollanda dhr Portugalia.
Mungesa e madhe e këtij botërori është Italia, 4 herë kampione bote.
Në këtë botëror mbyllin karrierën dy futbollistë që i kanë dhënë tonin futbollit për gati 2 dekada ,Mesi &Ronaldo.
Në këtë botëror priten të shkëlqejnë yje të rinj.

