Çaush Shehaj, 89-vjeçari nga Klosi i Mallakastrës ka ndërruar jetë mbas së dhunës së ushtruar mbi të nga grabitësit në banesën e tij.
Sikurse është raportuar nga neutrale.al, ngjarja ka ndodhur duke u gdhirë dita e djeshme dhe sot policia ka vënë në pranga të dy autorët.
Nipi i tij, ndodhur në ambientet e spitalit, ka thënë se kjo është hera e dytë që i moshuari grabitet dhe sipas tij, nga i njëjti person.
“Është rasti i dytë dhe është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë. Ka shkuar policia një herë, mori shenjat e gishtave ai eksperti. Nuk u bë gjë herën e parë. Shkuan tani, e vranë. Humbi jetën sot. Gruan e ka të sëmurë, fëmijët i ka Greqi. ka dy djem dhe dy vajza. Ne duam drejtësi, shteti të vërë dorë”, tha ai.
Autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilët janë vënë në pranga janë Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Gudo, 28 vjeç janë arrestuar nga policia.
Të mendosh se ngjarja e rëndë dëshmon çmendurinë e kohës ku jetojmë, ata kanë arritur të marrin 5 mijë lekë nën kërcënimin e armës.
I moshuari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Në gjendje të lirë është proceduar një i mitur, 16-vjeçari F.Ç për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik.


