NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    4 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    4 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/ “MU HIQ SYSH TI, BEJLURÇINA IM…!” tregim
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
Të tjera
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
Të tjera
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
Të tjera
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
Të tjera
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
Kryesore Rajoni
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/ “MU HIQ SYSH TI, BEJLURÇINA IM…!” tregim

Neutrale
Last updated: 2022/11/20 at 9:58 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Mbaruam tharjen e kënetës, si rrallë më parë po gëzohesha për punë fizike që kisha bërë, por e ndjeva lagështirën e ujërave thellë në eshtrat. Nuk po ecja dot lirshëm por, edhe kjo për herë të parë, sikur po më gëzonte pamundësia për të ecur. Pikërisht pas kësaj ndodhi diçka që kurrë s’do ta harroja.
Më nxorën nga spitali i të burgosurve me një karrocë të fisme, siç isha përpjekur të mbahesha edhe vetë, deri aty nga fundi i Luftës. Më kthyen në një qeli tjetër, që s’po guxoja dot ta quaja qeli. Në atë hapësirë sado të vogël kishin vendosur një radio dhe një raft librash, ku binin në sy disa fjalorë të gjuhës së huaj për shkak të përdorimit të së cilës isha dënuar. Mund të vështrohej si qelë murgu e shumta, por kurrë si ajo skuta e errët e mëparshme, plotë lagështirë, nga ku më kishin marrë kokë e këmbë për t’u përmendur në spital. Mbase vërtet e kisha marrë veten fizikisht, që në këtë hapësirë po ndjehesha si qenie fat-kthyer. Edhe pse ai, Gjeta, gardiani, ishte atje, te porta…

Vite më parë, më kishin ndaluar dikur pas mesnate, teksa prisja një bukuroshe që s’do më shfaqej kurrë më. mbase
Për disa ditë më patën mbyllur në bodrumin e një kështjelle në Jug, ku dëgjoheshin dallgët e detit, teksa rrihnin muret që zbrisnin deri atje poshtë. Më pas, më nisën mes qindra të tjerëve për tharjen e kënetës së madhe. Gjatë tërë kohës, mokrat e mendjes rrekeshin për të kuptuar atë që kishte ndodhur, atë që mund të mos ndodhte nëse do kisha dëgjuar atë-botë ca miq të sërës sime që më kishin paralajmëruar se ca si shumë shoqërohesha me të huajt. ‘Por, si mund të bëja përkthyesin, pa qenë me të huaj?!’, pyesja, deri ditën kur më ndaluan zyrtarisht të përktheja. Kjo më trishtoi shumë, por së paku kishte logjikë, bënte kuptim. Duke ma ndaluar përkthimin, s’kisha pse i takoja të huajt. Si për të më shpëtuar nga mëkati, apo për të më shpëtuar nga bashkëpunimi me ta, vet të huajt nuk u panë më në qytet. Megjithatë, vazhdoja të dilja sërish në rrugë, vetëm, për qejfin tim. Më kishin ngelur ydhër nga rinia orët e vona, por as kjo nuk vazhdoi gjatë: më ndaluan, sërish për shkak të po asaj gjuhe të huaj, që edhe më tej ishte gjuhë e atyre që ikën, d.m.th. e armiqve…

Sa për kronikë, nuk kisha kryer as të tretën e dënimit, nuk po më nxirrnin, nuk më shpallën të pafajshëm, asnjë dekret faljeje nuk më përfshiu. Mbase thjesht se s’kishte ministri drejtësie, avokatët s’ishin banorë të këtij vendi, s’erdhi ndonjë prokuror të më kumtonte fakte a prova të reja, që mund ta rihapnin kërkesën për pafajësinë time. Asgjë nga këto. Edhe gardiani, e vetmja fytyrë tjetër që shihja, ai që më shoqëronte tri herë në ditë deri në banjë dhe kthim, ai që më sillte ushqimin si gjithë armiqve të tjerë, Gjeta pra, që më betohej në sy se “po t’ia linin atij në dorë, do t’i mbyste tërë armiqtë e këtij populli të vuajtur e fukara, të parin mua që kisha mësuar gjuhë të huaja armike, ky Gjetë, hapi portën prej shufrash hekuri ndryshkur nga lagështia dhe, si të bënte të parën e të fundit shaka me mua, filloi të më bërtiste e të më klithte:
“Akoma s’ke dalë, ti maskara?! Dil të them, dhe lutu Zotit tënd, që Ata Lart s’të lanë këtu, deri sa ta harroje deri në germën e fundit të asaj gjuhe të huaj që thonë se e ditke aq mirë sa…Dil të thashë! Në shkresat e qeverisë s’figuron që je këtu, s’ka dosje të dënuari për ty. Ik, dhe mos i thuaj kujt se ke qenë në burg, more vesh?”

Kisha mbetur pa gojë. Më shkoi ndërmend ta përqafoja Gjetën, por ia pashë sytë të rreptë, dhe thjesht hodha ca hapa në drejtimin që ai shënjoi me duart si panxha arushe të egër. Atje jashtë, përtej portës së rëndë të burgut, mu prenë këmbët. Ktheva edhe një herë kryet pas, Gjeta s’ishte më. Nisa të besoj se pati thënë të vërtetën se s’kishte punë me mua. U ula diku në një gur të ngritur. Nuk e dija se ajo ambulanca atje më tej më priste mua. As që do më dërgonin në një spital…

Si për të më rikthyer kujtesën e dashurive në atë gjuhë, fjalorët e së cilës ma rrëmbyen syrin aty, te rafti i qelës ku më transferuan pasi më nxorën prej spitalit. Edhe më tej me pranga, por s’mund të mos I gëzohesha faktit që këto ishin pakrahasimisht të lehta.

Pasi u rehatova mirë, në atë hapësirë, ende pa besuar se do vazhdoja të mbetesha aty më gjatë se në qelitë a qelat e tjera të deri-atëhershme, më komunikuan edhe më tej si urdhërim, se do përktheja. Do përktheja ata libra që u gjendën në këtë qelinë time të re. Kur mbeta vetëm kuptova se do duhej të përktheja librat më të rëndësishëm të asaj kohe.

Mu bë menjëherë lehtësisht e qartë: edhe nëse nuk i pëlqeja këto libra, edhe nëse s’bija në një mendje me ç’shkruhej në to, edhe në s’ishin librat që do pëlqeja t’i përktheja, t’i sillja në atë gjuhë që gjithë jetës më avitej si bekim e herë si mallkim thjesht pse kishte ndodhur ta mësoja si gjuhë fëmijërie dhe hovesh djaloshare, vinte hera që t’i zgjidhja si bindje.

Nuk mu dha, por as mu desh kohë ta mendojë ofertën. Ata duket e dinin, që s’kisha alternativë tjetër veç të thosha ‘po’. Madje të filloja menjëherë punën. Nuk isha aq i marrë sa ta refuzoja këtë “liri me kusht”, kondicionel, këmbimin e vetmisë së burgut me mbylljen e duhur të përkthyesit. Menjëherë ta harroja ç’kishte ndodhur për shkak të një gjuhe të huaj, përderisa kësisojshëm mund t’i kthehesha dhe gëzohesha sërish po kësaj gjuhe.

Po, u thashë, d.m.th librat që u dashkan përkthyer më pëlqejnë, gjithnjë më kanë pëlqyer.

Mbase vërtetë më besuan ç’u thashë, sikur menjëherë ta merrnin me mend kënaqësinë e porositësve se si do tingëllonin, si do lexoheshin shkruar në gjuhën e huaj, përmes ndërmjetësisë sime. Ata aty, përtej derës së qelisë sime komode, që po ata gardianë ishin, të qelive të mëparshme, mbase i besuan etjes sime për t’ju gëzuar lirisë, lirisë me çdo kusht. Pa e menduar, si shefat e tyre, se e tëra vinte prej asaj gjuhe.

Nuk nënshkruam kontratë. Ata nuk e zunë n’goje. Unë, thjesht e shkova ndërmend si memorie mbetur të ca realiteteve që duheshin fshirë sa më parë nga kujtesa.
“Ç’kontratë o njeri, i thashë vetes. Me shkresa, ti je ende brenda. Për ty, mjaft që s’je në qeli…!”

Tashmë edhe më i pa sigurt nëse vërtetë ajo bukuroshja që më kishte lënë takim ishte e vërtetë a qe shfaqur ëndërr. E hajthme, si bukuroshet e salloneve dikur, në rininë e andejshme. Gjithnjë kisha fluturuar pas veshjeve të tejdukshme, edhe vetëm t’i kundroja, edhe veshur verbër. Njihesha si djaloshi që bija në dashuri me të gjitha femrat…
Edhe më joshëse, e pa-refuzueshme, mu duk kjo qeli përmes ftesë-ëndrrës si përkthyes, në të njëjtën gjuhë me të cilën ishte shkruar fati im. Gjithnjë ëndërrisht, qesha me zë të lartë, si në ëndërr, sikur sapo më ishte premtuar jeta dikurshëm. Nisur me fjalët e Gjetës, gardianit…
Pritej që të besoja vërtet se engjëlli ishte kthyer…

Duke vazhduar të bëja përkthyesin, gjatë tërë kohës aty mbyllur, ngrihesha hera herës, dilja në dritare, gjithnjë pas perdes, sa të merrja frymë më gjerë dhe të shpija shpinën prej përkuljes së gjatë mbi makinën e shkrimit. Në fund të ditës, që vazhdonte deri vonë fare, shlodhesha në çast kur kujtohesha që s’isha në burg…

E lodhshme kjo, por ishte çfarë kisha shkuar ndërmend të bëja në ditët më të bukura. Përktheja, tek e fundit, s’bëja punë krahu, s’ishte tharje kënete, dè. Përkthimi ishte kënaqësi, lezet, eglendisje për mua. Njëlloj si hareja e vallëzimet në sallonet, dikur, të merresha me libra, të flisja për libra, të kisha të bëja me njerëz të kënduar, kjo kishte qenë ëndrra…

Përktheja çdo ditë shtatë-tetë faqe nga libri “Tharja e Kënetës”, dhe kjo punë më pëlqente. E lëshoja veten në hapësira që dukej se i kisha harruar. Pa qëllim, pa e kuptuar, e kapa veten duke marrë me mend se si do pritej përkthimi im, si do lexohej në atë gjuhën e bekuar, që gëzohej andej…ku kisha qenë dikur. Kisha ende miq, që mbase do kujtoheshin, sa të shikonin emrin tim si përkthyes.

“Ku paske humbur, mirë që u ktheve…në gjuhë!”, do më thoshin. Ndokush prej tyre do kujtohej të më shkruante, ndonjëri do të më ftonte, do të…

“Përkthe ti, bëj punën tënde, thaj kënetën tënde, atë bëj!”, ia mbylla menjëherë gojën vetes. “Ç’të duhet ty ç’do ndodh me përkthimet?!”

Edhe thjesht të menduarin për këto gjëra, ishte mirë ta ndërprisja. Ta heshtja, pa frymë ta lija, mendjen që më qasej në shtigje të tillë.
Nëse s’të ka marrë malli të kthehesh sërish në baltërat e kënetës ku atë tjetrin për pak e lanë të zhytej, të humbiste nën llumin e zi të kënetës. Mbylle, pra, ktheje vetminë në virtyt, gëzim, që të mund të mbetesh, i shpërblyer, përkthyes i kësaj vetmie të madhe’, i thashë vetes.
E ç’do bësh ti, nëse ata i botojnë librat pa emër përkthyesi, ë?! Do kërkosh kontratën? Që të rikthehesh në qelinë tënde, më thua dot?!

Se mos ia hedhë fajin gjuhës së huaj, pastaj! Mund ta pësosh prej vetes, jo prej lirisë dikur. Nëse atë të shkuar do duhej ta mbaje larg, siç si atë ëndrrën që të shfaqet me pulpa këmbësh bukuroshësh zbuluar. Edhe dashurinë që eglendis, ta harrosh, në nuancën më shteruese të sinonimeve dhe të mos guxosh ta quash veten jo të lirë, përderisa je përkthyes…

E çfarë pastaj se këtu do bëhen aq shumë vite, sa të ndjehesh se je shndërruar në murg, dhe burgu të duket manastir?! Prej motesh ti e di se asgjë s’mbetet, nëse nuk vjen prej përvuajtjes së thellë…
Kjo është puna jote, or qyq, i thashë vetes. I dënuar me kusht je…

U kujtova se kisha përdorur ndaj vetes të njëjtat fjalë, të më-në-fundme të gardianit Gjetë: “M’u hiq sysh, bejlurçina im!”
“

Neutrale November 20, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
28 minutes ago
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
3 hours ago
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
3 hours ago
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
1 day ago
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
2 days ago

Belind Këlliçi/ “Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!

Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN

Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…

Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?