Kryesia e PD-së, para pak ditësh ka miratuar 4 kandidatura për primaret brenda saj, të cilat do të nxjerrin kandidatin zyrtar për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Kujtojmë se kandidaturat për Bashkinë Devoll janë:
Ing.Arben Miza ish kryetar i PD lokale.
Elvis Hajdërlli, aktualisht kryetar i degës së PD-së.
Znj.Vojsava Bregu dhe znj. Xhensina Kapo.
Është pikërisht Hajderlli, i cili me statusin e mëposhtëm, ju drejtohet demokratëve, simpatizantëve dhe bashkëqytetarëve për iniciativën e tij.
Mesazhi i Hajdërlli:
Pershendetje miq, demokratë, simpatizantë të PD e devollinj kudo që ndodheni!
Në zgjedhjet e 14- Majit, institucioni i popullit, bashkia, duhet t’i kthehet devollinjve!
Kam vendosur të marr pjesë në garën tonë të brendshme, sepse ndiej përgjegjësi morale e qytetare përballë të gjithë devollinjve, duke njohur rrënjësisht problemet e zonës, për të ndryshuar së bashku këtë keqmenaxhim të bashkisë- Devoll.
Bashki kjo e lënë tërësisht pas dore, administratë fiktive e tejmbushur, punonjës bashkiakë që rrinë klubeve, bujqësi e braktisur, pyje që priten barbarisht, fonde të shpërdoruara, mungesë totale e investimeve në kënde sportive, art, kinema, etj.
Një qytet si Bilishti, ku fëmijët nuk e gjejnë veten askund!
Ne jemi besimplotë në fitoren e PD në zgjedhjet e 14- Majit, ku institucioni i popullit, bashkia, do t’i kthehet devollinjve.
Unë ftoj të gjithë banorët e Devollit të marrin në dorë fatin e familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre e të ndalim këtë shpopullim masiv të Devollit e të gjithë Shqipërisë, këtë dhimbje të prindërve pa dallim partiak.
Ne kemi projekte dinjitoze për bashkinë Devoll , vullnetin e plotë dhe shumë energji për realizimin e tyre.
Të gjithë së bashku do të fitojmë dhe do t’a zhvillojmë Devollin, ashtu siç i ka hije!

