Kompania e njohur amerikane “Rokit” ka zgjedhur të hyjë në tregun shqiptar si mbështetëse e ekipit më të mirë të futbollit të femrave në Shqipëri, Vllaznisë, kështu shkruan në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia.
Ai e përcjell lajmin e bukur, me urimin që “kjo le të jetë një ogur i mirë edhe për të tjera kompani…”
Postimi i tij:
Ekipi i futbollit për femra ka sponsor të ri
Një lajm i mirë për futbollin e femrave! Pas 9 vitesh rrugëtimi të mbushura me suksese, skuadra kuqeblu ka tashmë një sponsor të ri.
Kompania e njohur amerikane “Rokit” ka zgjedhur të hyjë në tregun shqiptar si mbështetëse e ekipit më të mirë të futbollit të femrave në Shqipëri, Vllaznisë.
Duke përgëzuar presidentin z.Lazër Matija për gjithçka ka bërë deri më sot, stafin drejtues dhe vajzat që me sukses na kanë përfaqësuar mes ekipeve më të mira në Europë, i urova mbarësi në këtë bashkëpunim të ri me “Rokit”, ku si përfaqësues i kompanisë ishte i pranishëm z. Endri Puka. Le të jetë ogur i mirë për të tjera kompani prestigjoze që i bashkohen sportit shkodran.




