Ndërsa vizitoi Panairin e Librit, Kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së një gazetari lidhur me protestën e 6 dhjetorit.
Berisha tha se, më 6 dhjetor, liderëve të BE do t’u tregojmë se po vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit komunist.
Pyetje: Qeveria ka pasur një qëndrim në lidhje me datën e protestës së 6 dhjetorit kur pritet të mblidhet dhe një samit i vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke e quajtur vendosjen e datës 6 dhjetor si një qëndrim anti-europian. Cili është mendimi juaj?
Sali Berisha: Është një qëndrim kryekëput pro europian, një qëndrim që synon t’i thotë Europës së krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërroi shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që e ka degdisur Shqipërinë 4 vende nën Vietnamin komunist për indeksin e zbatimit të ligjit.
Pra, të rikujtojmë ne që ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë, është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar, që do të mbushë sheshet e rrugët, nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve demokratike evropiane dhe të ëndërrës evropiane të shqiptarëve.

