Sot në ditën e fundit të Panairit të Librit 2022 u ndanë çmimet për fituesit:
Shkrimtari më i mirë i vitit u shpall: Zija Çela me librin: “Banka e Ankesave”
Përkthimi më i mirë i vitit: “Varfanjaku i Zotit” me autor Nikos Kazanxaqis dhe përkthyer nga Romeo Çollaku, shtëpia botuese “Dukagjini”
Vepra më e mirë studimore: “Tri format e mendimit, mitologjia, racionaliteti, religjioni” nga politikani Arben Imami
Përkthimi më i mirë nga frëngjishtja: Klarita Lagji me librin “Vendi i Babait” të nobelistes Annie Ernaux
Libri më i mirë për fëmijë: “Kalendari i ëndrrave të mollës” nga Natasha Shuteriqi

