Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar me një status në rrjetet sociale për protestën e thirrur nga PD më dt 6 dhjetor.
Meqë kjo datë përkon me Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në të njëjtën datë në Tiranë, Veliaj shprehet se, ” Nëse dikush kishte dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: protestë alla-Berisha kur Evropa mblidhet në Tiranë”.
Postimi i plotë:
Nëse dikush kishte dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: protestë alla-Berisha kur Evropa mblidhet në Tiranë! Sa turp! 🤦🏻♂️
Çfarë mjerimi! E çfarë diskreditimi epik e tradhëtie ndaj demokratëve e ndaj sloganit “e duam Shqiperinë si gjithë Evropa” 🤮

