NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    4 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    4 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Enver Bytyçi/ Perëndimi shqetësohet për stabilitetin, Kosova për territorin!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
Të tjera
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
Të tjera
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
Të tjera
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
Kryesore Rajoni
Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Enver Bytyçi/ Perëndimi shqetësohet për stabilitetin, Kosova për territorin!

Neutrale
Last updated: 2022/11/19 at 8:58 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Një “luftë e ftohtë” duket në pamje të parë në qëndrimet midis Fuqive Perendimore, sidomos SHBA-ve dhe Francës, nga njëra anë dhe qeverisë së Kosovës nga ana tjetër! Sigurisht që peshorja anon nga Perendimi. Kjo edhe për faktin se shumica e opozitarëve në Kosovë janë pro Perendimit dhe kundër qeverisë së Kosovës. Gjithnjë në emër të “miqësisë”, “të aleamcës”! Pra, në emër të dashnisë së madhe për Amerikën! në fakt e bëjnë për pushtet! në pamundësi për ta marrë pushtetin me votë, i drejtohen autoritetit amerikan!

Ndërkohë unë e them me plot zë: – Amerika ka, duhet të ketë dhe do të ketë aleat të qëndrueshëm në Kosovë ata politikanë që punojnë për Kosovën! Ky do të jetë përfundimi! Të tjerët që ndjekin konjukturat e ditës do të shihen një ditë me përbuzje edhe nga vetë amerikanët! Ndërsa për francezët është ndryshe! Nuk mendoj se ndonjë president francez, përveç Shirakut e deri diku Sarkozysë, të anojë nga shqiptarët, sidomos nga Kosova!

Por le të kthehemi te objekti i këtij komenti. Sot bota është në krizën e shkaktuar prej luftës në Ukrainë. Në kushte të tilla Fuqitë e Mëdha Perendimore i tremben hapjes së një fronti lufte në Ballkan. Ndaj dhe për hir të stabilitetit ballkanik ato demonstrojnë një lloj trysnie të shtuar ndaj Kosovës dhe qeverisë së saj, me qëllim që ajo të bëjë lëshime në raportet me Serbinë. Dy ishin dhe mbeten kërkesat gati ultimative të SHBA-ve për Kosovën. – Zgjatja për dhjetë muaj e zbatimit të vendimit për targat dhe krijimi i asosacionit. Mesa duket zbatimi i vendimit për targat u zgjat. Nuk e di pse Kurti e bëri këtë kompromis kaq vonë, kur kishte ndërmend të lëshonte pe! Ndërsa krijimi i asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë edhe në draft-marrëveshjen e ashtuquajtur franko-gjermane, por që po na del se është brukseliane!

Të dyja këto kushte janë lëshime ndaj Serbisë dhe i krijojnë asaj rrethanatë favorshme për diversion në qëllimet e Beogradit për aneksimin e territoreve të Kosovës! Kontradikta është e hapur: – Ndërsa qeverisë Kurti i duhet ta mbrojë territorin e vendit të tij, Perendimit i duhet të parandalojë një konflikt të mundshëm në veri të Kosovës! Në dilemë dhe në sprovë vihen miqësitë, aleancat dhe madje në raste të tilla kemi të bëjmë me një lloj ftohje të marrëdhënieve midis miqsh.

Gjithkujt i ka ndodhur që të ftohet në marrëdhëniet e tij me mikun më të ngushtë. Jo rrallë herë edhe me vëllain. Sidomos kur konflikti është për “megjen”, për tokën, për kufinjtë, pra për territorin! Nëse vëllai i del në krah komshisë në këtë konflikt, natyrshëm që ftohtësia midis vëllezërve do të ndodhë. Kështu është edhe me shtetet! Varet se çfarë përparësie kanë aleatët! Në rastin e Kosovës ato kanë përparësi stabilitetin ballkanik. Dhe është logjike, sidomos në kushtet e kërcënimit të Rusisë për paqen e sigurinë europiane e më gjerë!

Por për Kosovën prioritet është e duhet të jetë ruajtja e tërësisë territoriale të saj. Në betejën për stabilitet e për territorin, përparësi duhet të ketë territori. Dikush thotë se “ne jemi të vegjël të imponojmë përparësitë tona”! Se mundesh apo jo të imponosh përparësinë për territorin është tjetër llogari! Nëse do të ishte për vlerësimet e Fuqive Perendimore, Ukraina do të duhej të dorëzohej për tri ditë para pushtimit rus! Por ukrainasit qëndruan dhe ja ku jemi sot! Falë asaj qëndrese ka ndryshuar edhe sjellja e Fuqive të Mëdha ndaj luftës, ndaj Rusisë dhe ndaj vetë Ukrainës! Madje deri në atë pikë sa të vihet në diskutim edhe çlirimi i Krimesë!

Kosova duhet të qëndrojë në të drejtën e vet legjitime për mbrojtjen e territorit, pavarësisht përparësisë gjeopolitike të Perendimit! Nëse qëndron dhe bëhet bashkë pozitë-opozitë, ajo do të fitojë. Fitorja e Kosovës lidhet me ruajtjen e unitarizmit shtetëror në të gjithë territorin. Kjo do të thotë që të mos krijohet mundësia për federalizim me anën e asaj që quhet asosacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë! Një asosacion i tillë do të ishte mollë sherri për gjithë jetën! Lëshimet që janë bërë për shumicën e cilësuar të minoriteteve në ndryshimet kushtetuese janë më shumë se të mjaftueshme për të drejtat e këtyre minoriteteve! Asosacioni nuk synon të drejta qytetare, por të drejta shtetërore të një shteti të vogël serb brenda territorit të Kosovës, derisa ta ndajë atë!

Liderët e opozitës duhet të kuptojnë se janë politikanë të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës dhe jo të emruar nga dikush tjetër për të respektuar dhe punuar për përparësitë e Fuqive të Mëdha, edhe kur këto anojnë nga interesat e Serbisë në Kosovë! Nëse nuk do ta kuptojnë këtë mesazh, ata do të duhet të llogarisin daljen nga politika!

Neutrale November 19, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN
30 minutes ago
Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…
51 minutes ago
Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
23 hours ago
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
2 days ago
Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
2 days ago

Irena Beqiraj/ DEPUTETËT QË S’DUAM , PAGA E TYRE DHE INTEGRIMI EUROPIAN

Yllson Ibrahimllari – Mjeku human që nuk resht së shërbyeri qytetarëve…

Irena Beqiraj/ Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!

Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?