Kryesia e PD-së ka miratuar sot kandidaturat e Brikena Koroveshit dhe Lefter Maliqit, për primaret e bashkisë Kuçovë.
Menjëherë ka reaguar ish deputeti Lefter Maliqi, I cili falënderon kreun e PL-së Ilir Metën dhe Dr Berishën për besimin, sikurse ai shkruan në rrjetet sociale.
Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë!
Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen dhe Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit.
Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dho jo Kryetarit. Fitore!🙏🇦🇱

