Manchester United ka reaguar zyrtarisht lidhur me intervistën e dhënë së fundi nga Cristiano Ronaldo për Piers Morgan.
Në këtë intervistë sulmuesi portugez kritikoi ashpër klubin, trajnerin Erik ten Hag dhe jo vetëm.
Ndërsa intervista e Ronaldos vazhdon të jetë ende shumë e përfolur, klubi i Man Unitedit nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.
“Djajtë e Kuq” njoftuan sot se kanë nisur hapat e parë, por duket se duhet pritur ende që të analizohet në tërësi intervista e 37-vjeçarit.
“Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi anglez.

