Mësohet se të paktën 21 persona, mes tyre 14 fëmijë kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë në kampin e refugjatëve Jambaliya në Rripin e Gazës. Kështu thuhet në një deklaratë të zyrtarëve palestinezë, por shkruajnë gjithashtu shumë media ndërkombëtare.
Kampi i refugjatëve Jabaliya është një nga tetë kampet në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë njerëz dhe një nga zonat më të populluara në botë.

