Në vitin 1945 Gjermania, Italia, Japonia dhe disa shtete satelitë të tyre e humbën luftën e dytë botërore, u shpallën fajtorë në një gjyq ndërkombëtar, u detyruan të kërkonin falje e të paguanin dëmshpërblime lufte. Shqipëria, Aleatët, Jugosllavia, BS dhe gjithë lindja komuniste ishin fituesit e luftës, por çfarë ndodhi më pas ?
Pas 10 vjetësh Gjermania Perëndimore, për të mos folur për Japoninë e Italinë dhe vendet skandinave aleate të boshtit ; filloi rimëkëmbjen dhe pas 30 vjetësh, nga humbja dhe ndëshkimi, arriti të bëhej lideri i Bashkimit Europian ?!
Shqipëria dhe gjithë Lindja komuniste përfunduam në diktaturë dhe varfëri ?!
Tani kemi 30 vjet në gjoja demokraci dhe jemi prapë vrima e fundit e kavallit dhe si popull sërish jemi thuajse më të varfrit në botë, si popull se këta që na qeverisin i kemi si kokrra e mollës, si kokrra e qejfit e si kokrra e floririt. Kështu ne shqiptarët, kemi 2500 vjet nga fitorja në fitorje dhe nga 280 000 km2 jemi katandisur në 28 000 km2 ; ndërsa të gjithë fqinjët tanë dhe bota, edhe humbësit e luftës, kanë bërë përpjetë në begati e prosperitet, ne shqiptarët vetëm tatëpjetë.
Si shpjegohet kjo ?
Këtë meritojmë,kemi nëmë apo jemi gjëmë ?!
Kush di dhe ka kohë, të ma shpjegojë….

