Nancy Pelosi e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA për gati dy dekada, ka njoftuar se do të largohet nga kjo detyrë.
82-vjeçarja është gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës.
Ndërkohë, republikani Kevin McCarthy ka fituar nominimin e partisë për të qenë kryetar në Kongresin e ri dhe ka të ngjarë të pasojë Pelosi si kryetar i ri i Dhomës së Përfaqësuesve.

