Pallati i Muzikës Katalanase në qendër të Barcelonës është një nga sallat më të bukura të koncerteve në botë. Salla e koncerteve dhe pallati muzikor Palau de la Musica u projektuan nga Lluís Domènech i Montaner. Ai ishte një nga arkitektët që formuan bazën e modernizmit katalanas. Ndërtimi i Palau de la Música filloi në vitin 1905 dhe salla e koncerteve përfundoi në vitin 1908. Projekti fillimisht u financua nga kompania, por kontribute të rëndësishme financiare u dhanë edhe nga industrialistë të pasur dhe qytetarë të Barcelonës. Në vitin 1997, Pallati i Muzikës Katalanase u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, së bashku me Hospital de Sant Pau. Sot, më shumë se gjysmë milioni njerëz në vit ndjekin shfaqjet muzikore të sallës së koncerteve, duke filluar nga simfonia, opera, muzika e dhomës, flamenko, xhazi, Canço (kënga katalanase).
Pershtati ne Shqip Aida Me

