Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përkujtimit të 78 vjetorit të çlirimit të Tiranës.
Me këtë rast, ajo përcjellë një status në rrjetet sociale duke vlerësuar veteranë, pasardhësit e tyre, familjeve të dëshmorëve e qytetarëve të Tiranës.
Postimi i plotë:
Në Ditën e Çlirimit të Tiranës, mes veteranëve, pasardhësve të tyre, familjeve të dëshmorëve e qytetarëve të Tiranës.
Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta, shkruante i madhi Fan Noli.
Çlirimi i Tiranës ishte ngjarja vendimtare që i hapi rrugën e çlirimit Shqipërisë.
Lufta antifashiste dhe mbështetja e madhe popullore e saj ishte tregues për popullin shqiptar, i cili zgjodhi t’u bashkohej forcave progresiste dhe të luftonte në anën e duhur të historisë. Atë të luftës për liri!
Detyra jonë sot është të nderojmë e tu shprehim mirënjohje çlirimtarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, me angazhimin dhe kontributin tonë për Shqipërinë Evropiane, në krah të aleatëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE.
Lavdi të përjetshme çlirimtarëve të Tiranës dhe Shqipërisë!

