Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, shtetasja B. S., 46 vjeçe, banuese në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në lagjen “1 Maji”, Fier, ka aksidentuar shtetasen V. Xh., 57 vjeçe.
57-vjeçarja, banuese në Fier, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen B. S., 46 vjeçe, banuese në Ballsh, ka aksidentuar shtetasen V. Xh., 57 vjeçe (këmbësore), banuese në Fier, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Mallakastra News

