NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    18 hours ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    2 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    2 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Panairi i Librit/ Përkthyer nga disidenti Abdulla Rami, “WILLIAM SHAKESPEARE” i Viktor Hugo.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
Kryesore Rajoni
Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
Kryesore Politikë
Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Panairi i Librit/ Përkthyer nga disidenti Abdulla Rami, “WILLIAM SHAKESPEARE” i Viktor Hugo.

Neutrale
Last updated: 2022/11/17 at 12:39 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

“Vjen si një amanet e një dëshirë e fundit e tim gjyshi, si një akt lirie më shumë se letërsi”

BOTIM I RI! “WILLIAM SHAKESPEARE” NGA VICTOR HUGO
Përktheu nga origjinali: Abdulla Rami & Ermira Godo
* * *
Kjo vepër e Victor Hugo-së kushtuar Shekspirit, vjen në shqip për herë të parë. Vjen si një amanet e një dëshirë e fundit e tim gjyshi, si një akt lirie më shumë se letërsi. Ajo shënon në dy rrafshe konvergjente kohën dhe realitetin e pamundshëm në të cilin u realizua dorëshkrimi i këtij përkthimi e mbi të gjitha përzgjedhjen kuptimplote të tij, prej një intelektuali vizionar të mbrujtur me etjen për liri, me dëshirën e arratisjes prej një bote të prangosur, duke i dhënë kuptim fillit të shprehjes së një të vërtete e cila mori udhë mes atyre ditëve që jetonte, e të tjerave që Abdulla Rami kish lënë pas në internimin e tij…

Dhe imagjinata më sjell përpara syve imazhin e atij burri në të 60-tat i cili ngrihej herët në mëngjes, kur të gjithë ende flinin, i paqtë, e i pazhurmët, zinte vend në tavolinën e drunjtë, ulur në një karrige të vjetër atje në fundin e dhomës, ai fillonte të shkruante nën dritën e feksur të agut, me frymën e shpresës së dëlirë, me ëndrrën e pritjes së një dite të re, me kujtimet e Montpëljesë në zemër, nën kërcitjen e llozeve a rënkimin e çelësave të qelisë strukur diku në mendje, vazhdonte të përkthente Hugo-në në ritualin e tij.

Ky përkthim nisi në vitet e internimit të Ramit dhe dorëshkrimet e para të lëna prej tij u takojnë fundit të viteve ’60, kur i sapo liruar nga burgu i Burrelit, dhe i detyruar të punojë në punë tejet të vështira, ai projektoi sjelljen në shqip të kësaj vepre. I dëbuar në Gosë të Kavajës, në një shtëpi të zbrazët, të zymtë e të trishtë, në pamundësinë totale të botimit apo edhe të deklarimit të kësaj pune, dorëshkrimet e tij u ruajtën prej vajzave të tij për vite e vite me radhë në një sënduk të vjetër prej druri dhe u rikopjuan tërësisht me shkrim dore nga tezja ime e mirë. Është kjo një përpjekje shumëvjeçare për t’ju përcjellë pasardhësve jo vetëm një kryevepër të Hugo-it por edhe gjurmë e një pjese të shpirtit të tij, të cilat shënojnë arratisjen e një mendjeje drejt një bote të lirë, drejt një bote të munguar por të ëndërruar, shënojnë mundin e tij për të reflektuar veten në trajtën e fjalës së Hugo-së, si një varg dëshirash, idealesh e ëndrrash të pashprehura të cilat kërkojnë të mbijetojnë, të mos humbasin e të pulsojnë… Dhe pikërisht kështu të mund të mbetet ajo më e mira, më e vërteta, e ndoshta më e bukura e asaj kohe të trazuar e të vështirë.

Ermira Xhomaqi-Godo
Pjesë nga parathënia

Neutrale November 17, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
7 hours ago
Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
18 hours ago
Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
1 day ago
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
2 days ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
2 days ago

Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi

Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!

Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?