Lulzim Basha këtë mbrëmje është në zonën e Njësisë Administrative Dajt.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto, ku ai i shoqëruar nga deputetja e Tiranës Orjola Pampuri dhe Arben Shkoza dhe në shoqërinë e të tjerë pjesëmarrësve duket në një ambient lokali.
Nuk ka asnjë prononcim për rrethanat apo qëllimin e tij në atë zonë, por në rrjetet sociale veç përshëndetjeve, në komente bie në sy edhe ironia se “Je mirë në Surrel”.




