Njoftimi i plotë:
Pas publikimit në një portal, të një videoje në të cilën shfaqet një shtetas që godet me send të fortë, një kafshë (qen), shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e tij.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se personi që shfaqet në video është shtetasi R. R., 54 vjeç, i cili vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit R. R., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe ligjor.

