Emiljano, një 14-vjeçar nga Mallakastra, mbahej si skllav pune në një stan të Delvinës. Pas shumë vështirësish për të gjetur 14-vjeçarin, në terren ndërhyri edhe policia, ndërsa pronari i fermës, Gëzimi, nuk humbi kohë të arratisej, kështu njofton Mallakastra News
Pas disa orësh kërkime, Emiljano u gjet nga policia për t’u bashkuar më në fund me gjyshin dhe xhaxhanë e tij. Bashkë me gazetarët, ata u nisën për në komisariat, ku u përballën me Gëzimin, i cili ecte i qetë e me kryet lart pavarësisht asaj që kishte bërë.
Për ta bërë edhe më keq situatën, në lokalin përballë ulen djemtë e të moshuarit, të cilët jo vetëm që nuk e dënojnë rastin, por pretendojnë se i ati i tyre është i pafaj në këtë mes.
Pas shumë mundi dhe vuajtjeve, gjyshi i Emiljanos merr kujdestarinë e nipit për ta rikthyer në shtëpi e për t’u kujdesur për të. Më në fund Emiljano mund të jetojë i qetë dhe si çdo fëmijë i moshës së tij.

