Kryetari i PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar se, shteti shqiptar fiton 200 mijë euro në vit, aktualisht porti i Durrësit përpunon 4 mln ton mallra.
Fitimi i Edi Ramës dhe Olsi Ramës, i Karriçëve dhe stër-Karriçëve që janë me ta, është përrallor, u shpreh ai.
“Shteti shqiptar, nga ndërmarrja e Edi Ramës me Alabarin, fiton 200 mijë euro në vit. Kaq është sipas ekspertëve të porteve dhe detit. Kjo është Çuçi-pay, se është i apasionuar pas jahteve.
Në një kohë kur ai port përpunon sot rreth 4 milionë ton mallra.
Tani do na bëhet porti i jahteve të Ramës, Olsit, Çuçin të mos e harrojmë, klientelës së tyre, dhe pastaj do të vijnë edhe disa të tjerë, ortakë të tyre, nga Ballkani dhe Arabia.
Pra, këto janë disa aspekte, kurse fitimi i Edi Ramës dhe Olsi Ramës, i Karriçëve dhe stër-Karriçëve që janë me ta, është përrallor.
Ata marrin falas 3 miliardë euro truallin, ata ndërtojnë nga ky, 12600 apartamente, një barbari e vërtetë urbanistike.
E tëra kjo në tërësi, shitje në ajër, shitje në themel, ndaj na duhet edhe amnistia fiskale, të vërshojnë lumenjtë e narko-eurove apo narko-paundëve drejt Shqipërisë. Vetë kompania Rama-Alabara, investon gjithsej 2 ose 3 përqind, më së shumti”, tha Berisha.

