Lajmin e bënë me dije vetë dr. Admir Sinamati, i cili është njëkohësisht kryetar i degës së PD-së Kukës.
Ja njoftimi i tij në rrjetet sociale:
Të nderuar miq!
Kryesia e PDSH në mbledhjen e sotme miratoi emrin tim si kandidaturën konsensuale të demokratëve kuksianë për zgjedhjet e 14 Majit 2023 për kryetar bashkie në Kukës.
Së pari dua të falenderoj kryesinë, të gjithë anëtarët dhe votuesit e PD për mbështetjen e pakursyer ndaj meje dhe drejtuesve të PD Dega Kukës gjatë kësaj periudhe.
Shpreh mirnjohjen time të thellë për të gjithë të propozuarit e tjerë që besuan në mënyrë unanime tek unë, duke bashkuar që në këtë fazë energjitë e të gjithëve në një kandidaturë të vetme, për t’u përballë me forcë vullkanike me të emëruarin e Ramës në Kukës dhe për ta mundur thellë atë.
Gjej rastin të siguroj çdo anëtar të PD se do të punoj pa u lodhur që të afroj dhe bashkoj rreth PD edhe ato demokratë kuksianë të vetëdistancuar duke i siguruar se Kukësi dhe Partia Demokratike është shtëpia jonë e përbashkët që kanë nevojë ulëritëse për kontributin e secilit prej nesh.
Falenderoj me zemër të gjithë qytetarët kuksianë që më kanë uruar dhe falenderuar për angazhimin tim politik duke i garantuar se asgjë nuk do e kushtëzojë mardhënien tonë në të ardhmen.
Ftoj të gjithë intelektualët, mësuesit, mjekët, të rinjtë, të papunët, komunitetin e bisnesit, pensionistët, bujqit dhe blegtorët që t’i bashkohen udhëtimit tim për t’ia kthyer Kukësit dhe kuksianëve SHPRESËN, BESIMIN dhe DINJITETIN!
#Bashkëiadalim
#Kukësishtëpiajonë

