Tre poezi, tre gjendje, tre kumte…
***
Heshtja,
thika që pret, kama që vret,
çdo zë, çdo puthje, çdo regëtimë…
Heshtja,
gremina e errët ku bien ngadalë,
koha, dashuria, jeta…
Heshtja,
dashnorja besnike e varrit,
e varrit të gjallë, e varrit të vdekur…
Zh.B
***
Mos më shkruaj në xham,
se tretem si avujt.
Mos më shkruaj në zemër,
se është e dobët, turbullohet.
Mos më shkruaj mbi trup,
është i pabesë tundohet.
Më shkruaj në mendje,
si mendim, do jem gjithmonë…
Zh.B
***
Fëmijët u thinjën
pragjeve të pranverës,
që nuk erdhi kurrë.
Zh.B

