Aktet bashkalidhur
Në vendimin Nr. 954/1 datë 11.08.2021, i cili ka marrë formë të prerë me vendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Tiranë, nr 2685 date 05.10.2021 është shkruar e zeza mbi të bardhë se është kostatuar diskriminimi në të drejtën për punësim për shkak të prononcimeve të mija publike lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë dhe gjendjes së sistemit shëndetësor në vend, dhe kërkesave ndaj autoriteteve për të shpëtuar më shumë jetë shqiptarësh.
Asnjë fjalë të vetme timen nuk kanë arritur të gjejnë gjykatësit e Komisionerit apo gjykatësi Arben Kostandini në vendimin e tij nr 5622, datë 01.11.2022 (në shkallën e parë të gjykimit) që shkel etikën, apo përhap panik! (Do isha pas hekurave në fakt…)
Qendra Spitalore Univerisitare pranoi të paguajë gjobën, do të paguajë edhe dëmin financiar ndaj meje, por nuk më rikthen në punë!
E thjeshtë paguan populli, nuk paguajnë drejtorët apo adminitratorët e papërgjegjshëm!



