Deputeti demokrat dhe një nga kandidatët e opozitës për bashkinë e kryeqytetit, me një status në rrjetet sociale, ka numëruar disa nga kullat qiellgërvishtëse të Tiranës.
Ai luan me fjalën teksa thekson “kandidat”, veçse jo për bashkinë, por “Kandidat për burg”, siç ai e përcakton Erion Veliaj.
Edhe 6 muaj i kanë mbetur, kujton Këlliçi, për t’i marrë frymën Tiranës.
Ja shënimi i plotë i tij:
Kandidati për burg!
Kullë tek ish Vila Ferdinand në Bllok, kullë te Kinema Milenium, kullë buzë Lanës tek ish BKT, kullë tek Rruga e Kavajës, kulla që shtohen në një kryeqytet pa formë, pa plan urbanistik, pa rregull.
Erion Veliaj po i nxjerr fundin Tiranës. 6 muaj i kanë mbetur për t’i marrë shpirtin qytetit.
Si do të mbahesh mend, Erion?
Ti mund ta quash veten edhe pastrues por pastrimi i parave të pista nuk është punë. Është vepër penale.
Je thjesht kandidat për burg!


