Në Tiranë po organizohet “Java e kulturës Emirate” dhe në kuadër, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur zëvendësministrin e Kulturës dhe Rinisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Mubarak Al Nakhi.
Me Emiratet e Bashkuara kemi punuar me sukses edhe për projekte si Bulevardin e Ri dhe lumi i Tiranës, shkruan Veliaj në “Facebook”.
Ja mesazhi i tij:
Kënaqësi të prisja një mik si Mubarak Al Nakhi, zëvendësministrin e Kulturës dhe Rinisë së Emirateve të Bashkuara Arabe🙏, me të cilin diskutuam për projekte të reja në fushat e rinisë dhe sportit⚽.
Me Emiratet e Bashkuara kemi punuar me sukses edhe për projekte si Bulevardin e Ri dhe lumi i Tiranës📍, e më vjen mirë që sot kemi një marrëdhënie të shkëlqyer mes dy vendeve🤝.

