Kryeministri Edi Rama ka qenë në Shkup, ku kanë patur një mbledhje të përbashkët midis dy qeverive, asaj të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Mbas mbledhjes, në konferencën e përbashkët me kryeministrin maqedonas Kovacic, Rama ka thënë se ” Samiti i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në Tiranë”
Pikërisht për këtë ka reaguar ish ministri i jashtëm Tritan Shehu duke u shprehur se “Rama bën Kasandrën për shqiptarët”, kur pohon që ” Si Kasandra kur ai thote se:
“Se fundmi do te mbetemi me Ballkanin e hapur, sepse Procesi i Berlinit nuk do te jete i perjeteshem, ndersa Ballkani i hapur do te jete”.
Ja postimi i plotë i deputetit demokrat:
Rama sot nga Shkupi mohon te verteten e ben “Kasandren” per shqiptaret:
1-Ai me demagogji kerkon t’i shpetoje te vertetes, duke vene se bashku “Procesin e Berlinit me Ballkanin e hapur”.
Te krahasosh keto dy nisma eshte sikur te krahasosh “diten me naten”!
“Ballkani i hapur u krijua nga Vucic si “hije” per Procesit te Berlinit”.
Si instrument i dominimit serb ne Rajon
Si nje “ngrehine” percarese per Rajonin e sfumuese se pari e sovranitetit te Kosoves.
Si “kale troje” per te na terhequr drejt Lindjes nen lidershipin e Vucic.
Ndersa Procesi i Berlinit eshte:
Nje mekanizem efikas per te na ndihmuar ne implementimin e standarteve europiane.
Mundesia e bashkepunimit real si sovrane e te barabarte e te gjitha vendeve te Rajonit, me “fytyren” drejt Europes.
2-Me tej Rama edhe me keq, perpiqet te ndjelle te keqen si Kasandra kur ai thote se:
“Se fundmi do te mbetemi me Ballkanin e hapur, sepse Procesi i Berlinit nuk do te jete i perjeteshem, ndersa Ballkani i hapur do te jete”.
Nje deklarate kjo shume e rrezikeshme per perkatesine europiane te Shqiperise, shqiptareve e Rajonit.
Sepse “Ballkani i hapur” eshte Lindja me dominimin serb.
Ndersa “Procesi i Berlinit” eshte demokracia, liria, eshte vete vendi e familja jone e perjetshme, Europa!
Dhe Europa ka qene e eshte e vetmja alternative per neve ne histori, ashtu sic ishte e vetmja shprese edhe gjate tragjedive tona ne shekuj, te largimit te dhunshem prej saj

