Ambasdor Agim Nesho, aktualisht nënkryetar i Partisë së Lirisë ka reaguar për protestën që organizoi opozita më dt 12 nëntor.
Me një mesazh të shkurtër ai thekson se, “Orteku nuk ndalet më! Paralajmërimi ndaj regjimit të dhunës ishte i qartë”
Ja shënimi i Neshos:
Orteku nuk ndalet më! Paralajmërimi ndaj regjimit të dhunës ishte i qartë. Koha e sundimit të regjimit ka përfunduar. Koha e sundimit të ligjit dhe Sovranit është shumë e afërt. Liria do të mbizotërojë! ✌️🇦🇱


