Selman Tema një ish drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, propozuar nga demokratët për të drejtuar bashkinë e Krujës, ka deklaruar sot në rrjetet sociale se nuk do të jetë pjesë e garës.
” I propozuar masivisht per te qene pjese e gares se primareve te 6 dhjetorit per kandidat per Kryetar Bashkie ne Bashkine Kruje por per arsye personale kam vendosur te terhiqem nga kjo gare”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Te nderuar antare dhe drejtues te Partise Demokratike te degeve Kruje dhe Fush Kruje ju jam shume mirnjohes dhe ju falenderoj qe me keni propozuar masivisht per te qene pjese e gares se primareve te 6 dhjetorit per kandidat per Kryetar Bashkie ne Bashkine Kruje por per arsye personale kam vendosur te terhiqem nga kjo gare dhe do ti drejtohem komisionit te organizimit dhe kontrollit te operacioneve elektorale per te me çrregjistruar nga kjo gare por do jem pjese e betejes per fitoren e Parise Demokratike.Uroj te fitoje me i miri.Dhe njehere faleminderit.✌️✌️✌️.

