Si rrallë herë, ka reaguar menjëherë ish kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndaj akuzave të kreut aktual të demokratëve Sali Berisha, i cili e akuzoi Bashën se është pjesë e aferës në Portin e Durrësit me Edi Ramën.
Mashtrime dhe shpifje, shkruan Basha në rrjetet sociale…
Postimi i tij:
Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë.
E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.

