Mbas shpërthimi në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona dhe mbi 50 të tjerë u plagosën, me një status në rrjetet sociale ka reaguar ish ministri i jashtëm i Shqipërisë dhe deputeti demokrat Tritan Shehu.
Ai shpreh indinjatën njerëzore, dënon aktin dhe shpreh ngushëllimet për familjet dhe popullin turk.
Postimi i tij:
Atentat terrorist ne Stamboll.
E dhimbeshme dhe revoltuese te degjosh perseri per akte te tilla terroriste.
Te tilla akte kriminale duhet te krijojne te gjithe indinjaten e reagimin njerezor.
Te marresh jete te pafajeshme, te lendosh qytetare te tjere, eshte nje veprim i pa tolerueshem.
Ngushellimet me te sinqerta per viktimat e sherim te shpejte te te plagosurve.
Te gjithe solidaritetit popullit dhe shtetit turk per tejkalimin sa me te plote te kesaj situate te pa kuptimte.

