Kështu pohoi kryebashkiaku Erion Veliaj në një takim me banorë të njësisë 9, teksa argumentonte buxhetin e bashkisë dhe bënte bilancin e punëve të kryera si shkolla e rrugë.
Ai shoqërohej në takim nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Veliaj në fjalën tij e ndali edhe te opozita duke i quajtur hipokrite deklaratat e tyre.
Gjithashtu ai sqaroi edhe çështjen e shumëpërfolur të ndërtimeve dhe oligarkëve.
Ata që shajnë më shumë ndërtimet dhe oligarkët – tha Veliaj – jo vetëm që nuk ua përmendin emrat në ekran, por u kërkojnë edhe haraçin.
“Këta të fyejnë inteligjencën. Kur i pyesin në televizion: ‘Më thuaj kush është oligark? Jo, po, shiko se nuk, ashtu’. Më thuaj mor, kush është oligark, më thuaj emrin? Unë s’e kam problem fare, unë u çoj taksën 10-fish aty dhe u them investimi – investim, respekte për kontributin që jepni, por do paguani taksën. Kurse këta janë aq të dobët, janë aq pa kurajë, jo vetëm që nuk ua thonë dot emrat, por menjëherë pas emisionit thonë: ‘Shefi, nuk të përmenda aty. Jemi në rregull bashkë?’. Medemek, do më ndihmosh me ndonjë copë kockë? Kjo nuk funksionon kështu! Për ne socialistët, secili njeri ka një emër. Nuk jemi kundër pasanikëve dhe nuk jemi kundër biznesmenëve, por meqë po fitojnë aq shumë në një qytet që po zmadhohet kaq shumë, do paguajnë 10-fishin e taksës, se kjo është më e ndershme sesa t’i shash si oligarkë dhe mos të kesh kurajë as t’ju përmendësh emrin”, u shpreh Veliaj.

