Si të jashtëzakonshëm i ka përcaktuar ministrja Mirela Kumbaro njerëzit e punës në Memaliaj.
Me një status në rrjetet sociale, ajo rreshton një mori emrash të profesioneve të ndryshme, që janë krenari e komunitetit sikurse ajo i quan.
Gjithsesi ministrja Kumbaro shënon vetëm lavde për jetën në qytetin e minatorëve, por çuditërisht nuk konstaton asnjë problem në atë qytet që po mpaket dita-ditës…
Postimi i saj:
Fundjavat e mia jane rregullisht ore e dite ne Qarkun e jashtezakonshem te Gjirokastres ku kam privilegjin e madh te punoj me njerez ne dukje te zakonshem por ne shpirt e ne pune jane te jashtezakonshem.
💥Kete ndjesi provova ne takimin e organizuar nga Bashkia Memaliaj me disa prej memalioteve qe bejne krenare komunitetin e portes hyres ne Vjosen e Qarkut tone.
Mirenjohja publike eshte me e pakta:
💥per nje mjeke si Stoli Selmani qe edhe ne fundjave eshte ne krye te detyres;
💥per Ferman Hasken ikone e futbollit ne Memaliaj por sidomos frymezim per klubet e reja sportive ne shkolla per çka kujdeset si per femijet e tij;
💥per Sefer Shehun, doktorin qe mosha nuk e pengon aspak te jete ne pergjigje te cdo thirrje per ndihme mjeksore;
💥per Refat Memen fermerin e ri plot energji e fjalepak, qe u kthye nga emigracioni dhe i jep tokes gjithe begatine dhe dijen e perfituar plot pasion;
💥per Memedie Memen, infermieren qe asnjehere nuk do e falenderojme sa duhet per sakrificat dere me dere e fshat me fshat gjate pandemise;
💥per profesor Merkur Cukallen qe ka formuar breza te tere profesionistesh;
💥per Luftar Muhametin ish minatori si kujtese e gjalle e historise se qytetit te minatoreve;
💥per Sokol Metushin nje blegtor qe nuk shfaqet ne publik por kur shikon se si e ka mbareshtuar tufen me krere te imet e me gjedhe, si ia ben yzmetin punes falenderimi per ate qe ben eshte shume pak;
💥dhe per Hetemin, Hetem Bajramin, qe u rikthye ne vendlindje me gjithe familjen per te hapur nje nga bujtinat me te bukura te Qarkut, Vila Sofia ne Gllave📍 ku duhet patjeter te vini per te kuptuar se,
🚨deri sot, nuk keni kuptuar asgje nga Memaliaj qe eshte bekuar me token🌾, Vjosen🌊 dhe njerezit👩🏻🌾, por qe duhet te kete edhe vemendjen e te gjitheve per t’ia zbuluar thesaret!
🔥Te tille personalitete Memaliaj ka plot, dhe te tilla takime do te vijojme t’i bejme sepse u jemi borxhlinj!
Mirenjohje dhe respekt per shqiptaret e punes dhe te mendjes🦅


