Tek ne ekzistojnë shumë gazeta, revista e portale letrare. Duke qenë shumë, ato nuk kanë mundësi të zgjedhin e seleksionojnë. Jo. Botojnë gjithçka iu bie në dorë. Janë si disa autokombajna që, duke hedhur kashtë në to, nuk ka si të dalë grurë. Kjo vetvetiu ka ulur cilësinë letrare.
Disa prej tyre as që mund të lexohen.
E vetmja mënyrë që të rritet cilësia është pagesa. Në këtë rast shkrimet do të porositeshin.
Vetiu duke paguar do të zgjidheshin autorët më të mirë që ka vendi.
Kjo mënyrë do të rriste konkurencën dhe cilësinë. Konkurrenca do të bënte që shumë syresh të falimentimin.
Ky do të ishte një tregues normal i zhvillimit të kapitalizmit.
Besoj se jemi vendi i vetëm ku nuk paguhen honorare për punën intelektuale.
Ky është turp dhe poshtërim.
Ku është prestigji dhe dinjiteti i intelektual?

