NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    4 hours ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    2 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    2 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/PREDIKATË GJUHËSORE PËR ABSOLUTIZMËN dhe…E ÇFARË SE KONGRESIN E MBËLODHI KOMUNIZMI?!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
Kryesore Politikë
Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/PREDIKATË GJUHËSORE PËR ABSOLUTIZMËN dhe…E ÇFARË SE KONGRESIN E MBËLODHI KOMUNIZMI?!

Neutrale
Last updated: 2022/11/13 at 9:44 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Ka një dallim të vogël fare, vogëluar e mpakur edhe më, rrëgjuar krejt, po të përqasim praninë e Enver Hoxhës në Kongresin e 1972-it dhe të Edi Ramës në këtë mbëledhje në Akademi, Nëntor 2022.

Demagogë të pa-shokë edhe në Lindje, për ta shfaqur Gjuhën si të pavarur prej pushtetit të tyre, shefi i “diktaturës me Kushtetutë”, nuk shkoi ndërmend të fliste vet aty. Ua lanë Iskanderëve të kohës mbarështimin e Gjuhës Shqipe, teksa qëndroi në hijen e llozhës.

Ata në plate, thjesht imituan politikën që kishte mbyllur Shqipërinë: nga Perëndimi menjëherë pas Luftës, pastaj edhe me Lindjen e Kuqe.
Gjuhëtarët e shkrimtarët e lidhur mbyllën gjuhën, marrëdhënien e saj brenda vetes.

Edi Rama, kryeministër në liri, i sa-ftuar për në Evropë, në neps ligjërimesh alla-Koniciane/Noliane (të dy të pa-fat të përdornin të-drejtë-shkruarën e ‘72it), mbajti krye-fjalën. Në të, i nëpërkëmbi, i përgjunji, i fyeu “akademikët” e pranishëm (me përjashtim të Ismail Kadaresë- që kush e di pse s’ishte aty…).

Asnjërin prej 40 martirëve, fotot e të cilëve i vari mbi Bulevard- si të Anëtarëve të Byrosë Politike dikur, për tu dukur katolik në sy të Papës, s’gjeti nge ta zinte n’gojë. Përkundër, pasi qëmtoi disa raste të rolit perfekt të Absolutistëve në historinë mbretërore të Evropës, Rama përsëriti: “E çfarë se këto punë i bëri komunizmi?! E ç’ë se do më sulmojnë nesër antikomunistët?! Duhej të ngjitej një komunist në krye të Akademisë dhe të Qeverisë, të përkujtoheshin arritjet e diktaturës?! Kur ka qenë ndryshe në tridhjetë vjet, që KM zgjodhi të kremtonte Ditën e Gjuhës Zyrtare, ku nuk zuri ngoje Lasgushin, as Mitrushin, që Akademisë iu desh t’i nderojë së fundmi.

Kur përmendi Çabejn, s’e dinte se vetëm prodhim i asaj kohe s’ishte?
“…Eqrem Çabej, bir i një ‘dere të parë’ gjirokastrite…fitoi bursë të Bashkisë së qytetit për të 12 vjet studimet në Austri: në St. Pölten (në familjen Rienmüller) tetëvjeçaren, në Klagenfurt gjimnazin, në Grac e sidomos në Universitetin e Vjenës, në atë kohë qendra e studimeve albanologjike. Pati fatin të ishte student i albanologut më të madh të kohës, Norbert Joklit dhe udhëheqës teme një nga helenistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, Paul Kretschmer, të dy mbështetës e zëdhënës të mëdhenj të teorisë së prejardhjes ilire të shqiptarëve. Pas mbrojtjes së doktoratës me “Studime Italo-Shqiptare), kthehet në atdhe…
Vetëm nga fillimi i viteve 60-të, pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, kur socializmi shqiptar mbeti i izoluar nga Lindja dhe Perëndimi, regjimi kishte nevojë për flamur tjetër, më të madh se komunizmi, që mund të tërhiqte shqiptarët-nacionalizmi, dhe u bë i paevitueshëm rehabilitimi profesional i Çabejt. (cituar lirisht sipas N.Ç)”

“Ju s’mundi, ç’t’i bësh…S’dini, as ju kërkohet tjetër, veç të bëni gardianin e Standardit!”
Kjo ishte porosia e fundme e kryeministrit.

E tha me sinqeritet e dëlirësi, s’kishte asnjë ngasje as gërricje as joshje, për të mëtuar gradë akademike, pra as ndjehej ngushtë për këtë, në sallë s’mori frymë kush. Ishte i sigurt KM se në sallë kishte vetëm prodhime të periudhës së Mbylljes? Besoi se ata aty ishin të pa vlerë, të pa dinjitet intelektual, të pa kurajë qytetare, pra asnjë nga Ata që kishin qenë Dikur?
(A. Kostallari: Mbaroi shkollën e mesme në Shkodër në konviktin “Trimat e maleve”, njëzetvjeçar doli partizan. Më 1946 kryeredaktor i gazetës “Bashkimi”,1949-1954 studime për gjuhësi, universiteti “Lomonosov” Moskë. Që student nisi hartimin e Fjalorit Rusisht-Shqip).

Nuk u pyet: Kush ua kërkoi Gjuhën këmbyer? As atë “gjuhën e parë”, siç iu shpreh Kadarea At Zef Pllumit kur ca djelmosha e sollën këtë të fundit eshtrash gjer te Pallati me Kube, për ta pajtuar me shkrimtarin. Cila Gjuhë Tjetër rrezikon, atëherë? Apo për ta bërë tërë-spektrale ndjesën që u lejua/dekretua Pluralizmi i ’90-ës?!

Përderisa mes krijuesish s’duket se ka polemikë për atë që tek e fundit ndodhi, përpara 50 vjetësh, përse e ri-ndez politika tashmë?

Nëse e zbusim bisedën dhe biem dakord se ‘Ata të ’72-it’ thjesht e mbyllën, Gjuhën Shqipe, a s’mund të lihet e hapur tani kur edhe Shqipëria po hapet për nga Evropa?!

A s’bëhet mirë që Gjuha, po pra, Shqipja e Standardizuar, të mund të mëkoj e rifitojë tërë pasuritë e saj?

Ps.
Mes pak librave që morëm së fundmi në Tiranë, për veti të Gjuhës Shqipe, veç disa lloj Abetaresh, s’mund të mos ishte Mitrush Kuteli. Për vete dhe nga një kopje edhe për fëmijët.

Neutrale November 13, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
4 hours ago
Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
16 hours ago
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
2 days ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
2 days ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
2 days ago

Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!

Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?