Ditën e sotme moti parashikohet me sundim vranësirash, por herë mbas here dhe me intervale kthjellimi.
Parashikohen reshje shiu në orët e para të mëngjesit në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten të pranishme, por me intensitet të ulët në zonat bregdetare.
Era do të fryjë nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore arrin shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

